– Me 1 gusht, të vitit 2020, Taylor Swift u klasifikua në vendin e parë, në tabelën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me studio albumin e saj të tetë ‘Folklore’.
– Sot feston ditëlindjen reperi, aktori dhe producenti amerikan Coolio. Ai ka lindur në vitin 1963 në Kaliforni të SHBA. Coolio ishte një nga reperët më të famshëm të viteve të 90-ta, derisa kulmin e karrierës e arriti me albumin e tij ‘Gangsta’s Paradise’, që fitoi edhe çmimin ‘Grammy’, për këngën më të mirë rap, nga albumi me të njëjtin titull, në vitin 1995.
– Me 1 gusht, të vitit 1981, kanali televiziv muzikor MTV, filloi transmetimin e tyre të parë. Programin e hapi krijuesi i këtij televizioni John Lack, i cili e nisi programin me fjalët: “Zonja dhe zotërinj: Rock and Roll”. MTV është një nga televizionet më të mëdha në botë, që promovon të gjitha zhanret e muzikës.