Pas edicionit të parë shumë të suksesshëm ‘Mitrovica International Jazz Days’, rikthehet këtë vit me edicionin e saj të dytë.
Nga data 22 e deri më 24 gusht, në qytetin e kulturës, do të jehoj muzika jazz, ku për të performuar të ftuar do të jenë shumë artistë të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar.
Gjatë këtij edicioni, do të hapet edhe një punëtori, ku do të ftohen të gjithë muzikantët e rinj, nga mosha 18 deri 29 vjeç, që të aplikojnë dhe ta përsosin talentin e tyre si dhe të performojnë në këtë festival. Festivali ‘Mitrovica International Jazz Days’ ka ftuar edhe të gjithë vullnetarët që të kontribuojnë në këtë festival të mrekullueshëm. Afati i fundit për të aplikuar në ‘Mitrovica International Jazz Days’, është data 5 gusht, 2024.