Krijimi i melodive vjen në forma të ndryshme duke i dhënë jetës sonë ngjyra dhe kënaqësi përmes instrumente që krijojnë tinguj. Sot, me 31 korrik, shënohet ‘Dita e ndërgjegjësimit për instrumentet e pazakonta’, e krijuar për të ndërgjegjësuar njerëzit për instrumente që nuk janë shumë të njohura por edhe që shpesh nuk e dimë emërtimin e tyre.
Në vitin 2009, arkeologët duke gërmuar një shpellë në Gjermani, zbuluan një flaut të gdhendur nga kockat e një zogu. Artefakti i zbuluar, thuhet se është instrumenti muzikor më i vjetër i njohur në tokë, që tregon se njerëzit kanë zbuluar forma të ndryshme për të krijuar muzikë, për më shumë se 40 mijë vjet më parë.
Këtë e dëshmojnë disa nga instrumentet më të pazakonta në botë, e që janë: Dan Tre, Tenor Cornett, Mayuri, Zurna e instrument, e të tjera.