– Më 17 korrik, të vitit 1993, grupi Take That zuri vendin e parë, në top listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën “Pray”. Duke qëndruar në vendin e parë me 8-të këngët e tyre, ata vazhduan të ishin grupi më i suksesshëm britanik i djemve, përgjatë viteve të 90-ta.
– Më 17 korrik, të vitit 1967, u publikua kënga e bendit The Beatles, ‘All You Need Is Love / Baby You’re A Rich Man’ dhe u rendit në vendin e parë, në top listat muzikore në SHBA.
– Më 17 korrik, të vitit 1976, Demis Roussos arriti që të klasifikohet në vendin e parë në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me ‘The Roussos Phenomenon EP’.







