Inteligjenca artificiale përbën një nga arritjet më të mëdha në industrinë e teknologjisë. Sot, me 16 korrik, shënohet ‘Dita e vlerësimit të inteligjencës artificiale’, për të festuar dhe nderuar arritjet pozitive që inteligjenca artificiale ka bërë në aspekte të ndryshme të jetës sonë. Inteligjenca artificiale studion trurin e njeriut dhe proceset njohëse, rrjedhimisht duke zhvilluar sisteme inteligjente kompjuterike dhe robotike.
Për herë të parë termi ‘inteligjencë artificiale’, është përdorur në vitin 1956 nga John McCarthy, i cili edhe mbajti konferencën e parë në këtë fushë.
Edhe pse Inteligjenca Artificiale nuk do të zëvendësojë kurrë njerëzit, ajo ka një fuqi për të transformuar proceset, sistemet dhe shërbimin ndaj klientit. Inteligjenca artificiale sidomos viteve të fundit ka shënuar një revolucion sa i përket zhvillimit dhe ndikimit në jetën e përditshme.
Megjithatë, ende ka diskutime të shumta në botë rreth etikës dhe ndërhyrjes së inteligjencës artificiale në privatësinë e njerëzve, si një aspekt negativ.







