Gjatë shekujve, bota ka parë kufij të rinj dhe sfida të reja, aleanca që u krijuan dhe u prishën, luftëra që shpërthyen, njerëz që kryen akte të papërshkrueshme kundër burrave, grave dhe fëmijëve të pa fajshëm. Për këto arsye të lartpërmendura, bota ndjeu nevojën për krijimin e drejtësisë ndërkombëtare. Në datën e sotme, 17 korrik, shënojmë “Ditën Botërore për Drejtësi Ndërkombëtare”, e cila u krijua për të njohur dhe nderuar rëndësinë dhe përdorimin në rritje të drejtësisë penale ndërkombëtare, që shënon njëherit edhe përvjetorin e traktatit që krijoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Në këtë ditë vlerësojmë se si gjykatat ndërkombëtare të drejtësisë dhe tribunalet, kanë sjellë dhe vazhdojnë të sjellin drejtësi për viktimat e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.
“Dita Botërore për Drejtësi Ndërkombëtare”, gjithashtu përkujton ditën kur u miratua globalisht Statuti i Romës dhe siguron që vendet anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, të përmbushin pritshmërinë e tyre.







