– Më 12 korrik, të vitit 1954, Elvis Presley nënshkroi kontratën e tij të parë me Sun Records, duke e shtyrë Elvisin të linte punën e tij të përditshme si shofer për kompaninë Crown Electric të Memphis. Një javë më vonë, ai publikoi këngën “That’s All Right”.
– Më 12 korrik, të vitit 1962, këngëtari Ray Charles zuri vendin e parë, në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me baladën e titulluar “I Can’t Stop Loving You”. Kënga në fjalë, ishte kënga e tij e vetme që u klasifikua në vendin e parë, në top listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar.
– Më 12 korrik, të vitit 1986, grupi Simply Red, u klasifikuan në vendin e parë në SHBA, me këngën ‘Holding Back The Years’. Këngën në fjalë e shkroi vokalisti i Simply Red, Mick Hucknall kur ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, gjersa jetonte me babin e tij.







