Për këtë pozitë, është e nevojshme që kandidatët e interesuar të kenë njohuri bazë të gjuhës angleze, njohja e gjuhës gjermane është e dëshirueshme, përvojë në fusha që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e makinave.
Përshkrimi i punës për këtë pozitë përfshinë ndërrimin e gomave në vetura, riparimin e karrocave, mirëmbajtjen e ambientit të punës.
Kandidatit të suksesshëm do t’i ofrohet një kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi, një ambient i sigurt pune dhe ushqim falas.
Në varësi të përvojës, paga për këtë pozitë varion nga 650 deri në 750 euro.
Për të aplikuar për këtë pozitë është e nevojshme që kandidati të dërgojë një CV me foto, fotografi pasaporte ose letërnjoftimi, si dhe një numër telefoni në adresën e emailit autconkfor@proton.me
Dokumentacioni i kërkuar duhet të skanohet ose fotografohet me ngjyra.
Afati i fundit për aplikim është data 12 gusht 2024.