Sot (24.05.24), shënohet ‘Dita e Teknikëve të Mirëmbajtjes së Aviacionit’ dhe ne duhet të gjejmë kohë për të nderuar të gjithë teknikët e mirëmbajtjes së aviacionit, sepse pa ta, nuk do të arrinim kurrë atje ku donim të shkonim. Ne shpesh falënderojmë pilotët dhe stjuardesat gjersa fluturojmë në distanca të largëta, por nuk arrijmë kurrë të falënderojmë njerëzit e rëndësishëm në terren që ofrojnë sigurinë tonë.
Për të shënuar këtë ditë dhe rëndësinë e saj, Radio KFOR-i bisedoi me Teknikun e Mirëmbajtjes së Avionëve Civil dhe Ushtarak, z. Bashkim Demolli: “Ne, teknikët e Mirëmbajtjes së Aviacionit jemi përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe riparimin e avionëve, gjë që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e aviacionit. Duke shënuar këtë ditë, ne theksojmë rëndësinë e rolit të këtij profesioni, jo edhe aq të lehtë, që ofron respektimin e standardeve të sigurisë dhe mbajtjen e avionëve të aftë për fluturim. Festimi i kësaj dite, mund të frymëzojë të rinjtë që të ndjekin karrierën në mirëmbajtjen e aviacionit. Duke treguar rëndësinë dhe vlerën e këtij profesioni, ne inkurajojmë gjeneratat e ardhshme që t’i bashkohen kësaj industrie.”
Sa herë që ne hipim në një avion, sa herë blejmë një biletë avioni, sa herë që arrijmë të sigurt në një vend të caktuar, ne kemi disa teknik aviacioni për të falënderuar. Ata janë heronjtë që kryejnë disa nga punët më të vështira në industrinë e udhëtimeve dhe ata nuk janë persona mesatar të mirëmbajtjes, mirëpo janë ekspertë mekanikë të përkushtuar ndaj sigurisë së të gjithëve.