Ndërsa komuniteti global është thirrur të rishqyrtojë marrëdhëniet tona me botën natyrore, një gjë është e sigurt se pavarësisht nga të gjitha përparimet tona teknologjike, ne jemi plotësisht të varur nga ekosistemet tona të shëndetshme dhe të nevojshme, si për ujin, ushqimin, ilaçet, rrobat, karburantin, strehimin dhe energjinë.
Këtu pa diskutim që përfshihen edhe respektimi, mbrojtja dhe riparimi i pasurisë sonë biologjike.
Tani kemi një ndjenjë të ripërtërirë shprese me miratimin e Kornizës Globale të Biodiversitetit ‘Kunming-Montreal’, një marrëveshje kjo historike e nënshkruar në dhjetor të vitit 2022, që përcakton synimet dhe masat konkrete për të ndaluar dhe rikthyer humbjen e natyrës deri në vitin 2050.
Kjo është arsyeja pse tema e ‘Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Biologjik’ rrjedh nga marrëveshja në veprim dhe thotë “Rindërtoni biodiversitetin”. Slogani promovon idenë se, tani që kemi një plan veprimi të rënë dakord në nivel global, ne duhet të zbatojmë të gjitha masat që parashikon marrëveshja në fjalë, përpara vitit 2030.