– Me 17 prill, të vitit 2008, këngëtarja Leona Lewis, u bë gruaja e parë britanike që shkon direkt në krye të tabelës së albumeve Billboard Hot 200, me albumin e saj debutues “Spirit”.
– Me 17 prill, të vitit 1993, këngëtari anglez David Bowie, u klasifikua në pozitën e parë të albumeve më të mira në Angli, me albumin e tij të 18-të me radhë, të titulluar ‘Black Tie White Noise’.
– Me 17 prill, të vitit 1991, rock bendi legjendar Nirvana, u paraqitën në një hotel në Seattle, ku për herë të parë luajtën këngën e tyre ‘Smells Like Teen Spirit’.
– Në po këtë datë, të vitit 1965, albumi i dytë i këngëtarit Amerikan Bob Dylan, i titulluar ‘The Freewheelin’, arriti që të klasifikohet në pozitën e parë të albumeve më të mira në Angli.