Sot është “Dita Botërore e Zërit”! Në shumë vende të botës, 16 prilli i dedikohet zërit, si mjet kryesor i komunikimit. Ideja e ‘Ditës Botërore të Zërit’ lindi në Brazil, në vitin 1999, me iniciativën e ekspertëve të zërit. Kjo nismë synonte të tërhiqte vëmendjen ndaj simptomave të hershme që mund të tregojnë një tumor të kordave vokale dhe të fytit. Tema me të cilën shënohet sivjet kjo ditë, është “Rezono, Eduko, Festo” dhe na thërret të nxjerrim në pah dhe të ndajmë rolin kritik që luan shëndeti i zërit në jetën tonë personale dhe profesionale.