– Më 26 mars, të vitit 1983, Duran Duran bënë debutimin e tyre në krye të klasifikimit të këngëve në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën “Is There Something I Should know”.
– Në këtë datë, të vitit 1996, ylli kanadez Shania Twain shijoi numrin e saj të parë në top listat muzikore në SHBA, kur albumi i saj i dytë i emërtuar “The Woman In Me”, u ngjit në krye të tabelës së Billboard.
– Më 26 mars, të vitit 1985, Stacionet radiofonike në Afrikën e Jugut ndaluan të gjitha regjistrimet e Stevie Wonder, pasi që çmimin e fituar OSCAR, ai, ia kushtoi Nelson Mandelas.