Stina e pranverës shënon një fillim të ri, e me këtë na shtohet edhe dëshira për të lexuar libra që na ofrojnë atmosferë pranverore. Në vijim mund të njiheni me disa nga librat që mund të lexoni gjatë këtij sezoni:
– “Scandal in Spring” nga Lisa Kleypas: Historia e këtij romani zhvillohet në stinën e pranverës , ku Daisy Bowman, më e vogla nga motrat Bowman dhe e vetmja që është ende e pamartuar, merr një vendim nga babai i saj, i cili thotë se nëse ajo është ende e pamartuar deri në fund të sezonit, ajo do të duhet të martohet me Matthew Swift. Në fakt, Daisy nuk e pëlqen fort Matthew, por kur ai përdor zgjuarsinë dhe hijeshinë e tij për të, ajo nuk mund të mos ndihet sikur po bie në dashuri me të dhe ultimatumi i martesës i dhënë nga babai i saj, në fund të fundit nuk duket aq i keq. Por, kur një skandal del në sipërfaqe, gjërat ndryshojnë për të dy, për Matthew dhe Daisy.
– “Sweet Bean Paste” nga Durian Sukegawa: Ashtu si titulli i tij, ky libër është një histori e ëmbël dhe emocionues për miqësinë e pamundur midis një gatueseje të ëmbëlsirave, 73-vjeçe dhe ndihmësit të tij të ri. Romani eksploron se si ushqimi i bashkon njerëzit si dhe zhvillohet një histori të shkurtër e të mrekullueshme.
– “Secretly Yours” nga Tessa Bailey: Ky libër është një roman bashkëkohor e romantik, i fokusuar tek vreshta. Personazhi kryesor Hallie, është një kopshtare dhe luleshitëse që zotëron lokalin “Becca Blooms”, ajo merr një shans të dytë për të rindezur një romancë me një dashuri të fëmijërisë, Julian Vos, profesor dhe pronar vreshtave Vineyard, në një qytet të vogël. Një natë, ajo dehet me verë dhe i shkruan Julianit një letër sekrete, e se çfarë ndodhë më tutje e zbuloni ju gjatë leximit.
– “The Last Garden in England” nga Julia Kelly: Ngjarja zhvillohet në fshatin anglez, i cili jep atmosferë pranverore. Në këtë roman bëjnë pjesë tre gra të moshave të ndryshme dhe fija e përbashkët që i lidh të gjitha, është shtëpia Highbury House, një pronë elegante në fshatin anglez, e cila ka ndikuar tek të gjithë.
Titujt më lart ishin vetëm disa ide, për t’i lexuar përgjatë stinës së pranverës, por e rëndësishmja është të thuhet se leximi i librave ndihmon në jetëgjatësi, ndihmon të bëhemi njerëz më të dhembshur dhe empatik, redukton stresin si dhe përmirëson gjumin.