Java e fundit e muajit mars, na sjellë shumë aktivitete dhe ngjarje kulturore në vendin tonë, ku Radio KFOR-i ju ndihmon që të jeni pjesë e tyre:
– Teatri Kombëtar i Kosovës ka bërë të ditur se do të vendos në jetë reprizën e shfaqjes “Kamarja e Turpit”, në datat 25 dhe 26 mars, me fillim prej orës 20:00. Po ashtu, Teatri ka lajmëruar se do të organizojnë festë në ‘Ditën Botërore të Teatrit’, më 27 mars, ndërsa më 28 mars, vjen shfaqja “Kopshti i hijeve” nga Nastazja Domardazka. Shfaqja e fundit për këtë muaj do të jetë repriza e “Correr o Fado”, me regji nga Daniel Cardoso, që do të zbresin në skenë balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës.
– Në Prishtinë sot, do të ketë hapësirë edhe për fëmijët. Më 25 mars, duke filluar nga ora 13:00, do të prezantohet punëtoria multimediale për fëmijë të moshave 12-14 vjeç, Wakatoon. Qëllimi i punëtorisë është të angazhojë pjesëmarrësit në një aktivitet kreativ dhe edukativ, duke përdorur aplikacionin Wakatoon, i cili lejon përdoruesit t’i kthejnë vizatimet e tyre në vizatime të animuara. Eventi do të organizohet në Europe House Kosovo, në Prishtinë.
– Më 30 mars, në Termokiss do të kemi performancën e tre grupeve metal nga Kosova dhe Gjermania. Bendet vendore që do të performojnë, janë Shlem që është themeluar në vitin 2019 dhe Telikput, grup punk grunge e rock. Ndërsa nga Gjermania, më saktësisht nga Leipzigu, vjen bendi Haexler, që po ashtu kanë filluar të merren me muzikë nga viti 2019 dhe i kanë lansuar dy albume deri më tani. Koncerti do të filloj nga ora 20:00, në hapësirat e Termokissit, në Prishtinë.