– Më 6 mars, të vitit 1976, kompania ‘EMI Records’, ri-publikuan 23 këngët e bendit The Beatles dhe secila nga ato këngë arriti që të zë një vend në top listën muzikore britanike ‘UK Charts’.
– Në këtë datë, të vitit 1990, albumi i katërt i bateristit dhe kantautorit anglez Phil Collins, i titulluar ‘But seriously’, ishte në vendin e parë në tabelën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.
– Në po këtë datë, të vitit 1994, këngëtari Frank Sinatra, u rrëzua në skenë, gjatë koncertit të tij të mbajtur në Virginia. Vetëm një vit më vonë, në moshën 79 vjeçare, Sinatra vendosi që të largohet nga skena dhe të pensionohet.