Pas ndeshjeve të djeshme, sot (04.03.24) do ti mësojmë dy emrat e radhës, që do të jenë pjesë e çerekfinaleve të UEFA Champions League.
Në Etihad Stadium, Manchester City do të kërkoj ta përfundoj detyrën që e nisi në Danimarkë, kur mposhti Copenhagen, me rezultat 3-1. Djelmoshat e Pep Guardiolas nuk kanë humbje në shtëpi që nga 6 gushti dhe për këtë janë super favorit.
Ndërsa, në Madrid, Reali pas fitores minimale 1-0 në Gjermani, pret RB Leipzig, në një ndeshje që pritet të jetë me intensitet të lartë, për shkak të lojës që e aplikojnë dy skuadrat. Në letër, Real Madridi është favorite për këtë ndeshje, por në futboll nuk dihet asgjë deri në përmbylljen e lojës.