– Në këtë datë, të vitit 1992, grupi Mr. Big filloi rrugëtimin e tij tre javor në krye të top listës amerikane me këngën “To Be With You”. Kënga dominoi edhe në top listat e Australisë, Kanadasë, Gjermanisë dhe Zelandës së Re.
– Me 29 shkurt, të vitit 1976, ka lindur reperi amerikan Ja Rule. Reperi u bë i njohur për bashkëpunimin e tij me Jennifer Lopez, me këngën ‘Im Real’ dhe duetin tjetër ‘Always on Time’, të realizuar në bashkëpunim me Ashanti.
– Me 29 shkurt, të vitit 1996, bendi Status Quo, kanë hedhur në gjyq Radio BBC-në, për shkelje ligjore, me që këngët e tyre nuk ishin përfshirë në top listat muzikore të BBC-së.