Java e 22-të e Superligës së Kosovës, ka vënë përballë skuadra që pritet të na dhurojnë ndeshje futbollistike të bukura dhe emocionuese. Dukagjini e pret në shtëpi Ballkanin që kryeson në tabelën e Superligës ndërsa fokusi do të jetë në ndeshjen Gjilani dhe Malisheva, përderisa Gjilani Lufton për mbijetesë, Malisheva po kërkon një vend në tabelë që i siguron pjesëmarrje në garat evropiane.
Ndeshje të tjera që vijnë në kuadër të Superligës, janë: Feronikeli 74 – Llapi, Fushë Kosova – Drita dhe Prishtina – Liria.
Në vend të parë në tabelën e Superligës, po qëndron Ballkani me 45 pikë, i ndjekur nga Llapi me 44 pikë apo një pikë më shumë se Drita që radhitet në vendin e tretë.