– Në datën 21 shkurt, të vitit 1987, Ben E. King zuri vendin e parë në top listat britanike me këngën “Stand By Me”. Singli ishte lansuar fillimisht në vitin 1961, por është bërë hit në vitin 1987, pasi u bë kolonë zanore e filmit “Stand By Me”.
– Me 21 shkurt, të vitit 1998, u publikua një nga këngët më të dëgjuara të të gjitha kohërave. Bëhet fjalë për këngën ‘My heart Will Go On’ nga Celine Dion, që ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘Titanik’. Kënga në fjalë, ishte kënga më e dëgjuar dhe më e shitur e vitit 1998.
– Me 21 shkurt, të vitit 2001, këngëtari Johnny Cash pasi u lirua nga spitali, ku po trajtohej nga pneumonia, atë ditë u shpërblye me çmimin Grammy, për ‘Artistin më të mirë’ dhe ‘Performancën më të mirë’, për këngën ‘Solitary Man’, ku ai shkoi dhe e pranoi çmimin personalisht. Ky çmim Grammy, ishte i 10-ti me radhë për këngëtarin.