– Në këtë datë të vitit 1995, ka lindur reperja dhe kantautorja amerikane, Megan Thee Stallion. Me muzikë, rep artistja filloi të merrej në vitin 2018, teksa ka lansuar shumë hite, si “Hot Girl Summer”, “Savage” dhe “Sweetest Pie” në bashkëpunim me Dua Lipën. Megan Thee Stallion ka fituar shumë çmime, si BET Awards, American Music Awards, MTV Video Music Awards dhe Grammy Awards.
– Data 15 shkurt, e vitit 2015, padyshim ishte dita e këngëtarit Mark Ronson, i cili arriti të shes 1 milion kopje të këngës së tij ‘Uptown Funk’, vetëm pas 10 javëve pasi që ishte publikuar në treg. Kënga ishte kolonë zanore e filmit ‘Fifty Shades of Gray’, që u bë kënga me e transmetuar atë vit në Angli.
– Në këtë datë, të vitit 2016, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, përderisa Taylor Swift mori çmimin për ‘Albumin më të mirë’, ajo tha se njerëzit gjatë rrugës do të përpiqen të zvogëlojnë suksesin tuaj ose të marrin merita për famën tuaj, duke treguar më vonë se fjalimi ishte për reperin Kanye West, i cili e kishte sulmuar këngëtaren në këngën e tij ‘Famous’.