‘Dita Botërore e Antropologjisë’ shënohet çdo vit në të enjten e tretë të muajit shkurt, që këtë vit i bie data e sotme, 15 shkurti. Antropologjia është shkenca që studion njerëzimin në të gjitha këndvështrimet dhe veprimet jetësore, qoftë shoqërore ashtu edhe kulturore dhe fizike. Kjo ditë shënohet për të shkëmbyer me publikun informacione rreth antropologjisë. Antropologjia ndihmon në shpjegimin e origjinës së njerëzve dhe asaj që na bën unikë si specie.
Na ndihmon të kuptojmë se si funksionon bota jonë, pse sillemi ashtu siç veprojmë dhe si ndikojmë në mjediset tona. Për t’u siguruar që ato janë të paanshme, antropologët duhet të vlerësojnë interpretimet e tyre për kulturat dhe shoqëritë që studiojnë.