“Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë”, e cila çdo vit shënohet me datën 12 shkurt, është një nismë kyçe që komuniteti i epilepsisë e përdorë për të nxitur zbatimin e Planit Global të Veprimit Ndërsektorial, 10-vjeçar, 2022-2031, të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Epilepsinë dhe Çrregullimet e tjera Neurologjike.
Mungesa e njohurive për këtë sëmundje përkthehet në stigmë dhe përjashtim social dhe çon në diskriminimin e njerëzve me epilepsi në të gjitha nivelet e shoqërisë, në punë, në shkollë ose në komunitet. Mungesa e njohurive mund të kontribuojë gjithashtu në sfidat në qasje të trajtim për shkak të diagnozës së gabuar, vendimeve të papërshtatshme të trajtimit, ofrimit të kujdesit joadekuat dhe mbështetjes së pamjaftueshme për njerëzit me epilepsi dhe ata që kujdesen për ta.
Prandaj, le të mësojmë nga njëri-tjetri se si mund të zbatojmë në mënyrë efektive udhërrëfyesin dhjetëvjeçar, të lartpërmendur, për të kapërcyer pengesat dhe për të përmirësuar globalisht kujdesin për epilepsinë.