“Gjërat e mëdha realizohen nga një sërë gjërash të vogla e të bashkuara”, kështu ka thënë piktori Vincent Van Gogh, i cili është ndër figurat më të njohura dhe më me ndikim në historinë e artit perëndimor. E të bërit art, është ndjenja që mund ta përshkoi secilin prej nesh, tek e fundit jo të gjithë artistët e mëdhenj kanë lindur me këtë aftësi. Është puna, përkushtimi e dashuria, ato që trasojnë rrugën e suksesit. Arti është një term i gjerë dhe përfshinë një gamë të larmishme të veprimtarisë njerëzore. Duke njohur rëndësinë e tij, sot (31 janar) të gjithë ne inkurajohemi që bëhemi pjesë e festës “Frymëzoni Zemrën Tuaj me Art”.
“Dita e Artit” ka një rëndësi të madhe në kulturën dhe shoqërinë tonë, që na shërben si një ditë për të vlerësuar, festuar dhe nxitur artin, në të gjitha format e shprehjeve të tij. Duke nxitur ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së artit në ruajtjen dhe pasqyrimin e vlerave kulturore, festa “Frymëzoni Zemrën tuaj në Ditën e Artit” gjithashtu shërben për promovimin e krijimtarisë, pasqyrimin e vlerave kulturore, bashkëpunimin kulturor dhe inspirimin.
Sot, të gjithë ne mund të frymëzojmë zemrat me art me aktivitete të ndryshme, si p.sh., mund të vizitojmë ndonjë galeri të artit, teatrin, të dëgjojmë muzikë, të fillojmë mësimin për luajtjen e ndonjë instrumenti muzikor, etj.