Jemi krejt në prag të vitit të ri, të cilin të gjithë duam ta presim edhe me një dukje të bukur, prandaj përmes këtij artikulli të gjitha vajzave e grave do të mundohemi të ju ndihmojmë me disa ide për grim dhe stilim flokësh, në mënyrë që të shndrrisni kudo që të jeni.
Mega-vëllim, mund të provoni këtë stil me volum glamuroz, që ngjason me gratë e viteve të 90-ta, flokë të shprishur, modeli i flokëve të Hailey Bieber, në Met Gala, është një shembull i përsosur. E përsa i përket grimit, do të mjaftonte një buzëkuq i theksuar, lyerja e vetullave, duke mos i theksuar shumë, rimel dhe ju tashmë jeni duke vezulluar, por mos e harroni aksesorin kryesor të bukurisë, buzqeshjen.
Edhe diçka, a ka ndonjë gjë më freskuese sesa të ndryshoni flokët sapo të fillojë 1 janari? Do të jua sugjeronim një gjë të tillë.