Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar në lidhje me shortin e rrethit të ardhshëm të garave në Kupën e Kosovës.
Sipas FFK-së, nesër me datën 1 dhjetor, do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen në mes javën e ardhshme, me datat 5 e 6 dhjetor, derisa në këtë fazë marrin pjesë edhe klubet e Superligës dhe Ligës së Parë.
Shorti do të tërhiqet në orën 11:00, në selinë e FFK-së në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve.