– Me 24 nëntor, të vitit 1975, rock bendi Queen filluan qëndrimin nëntë-javor në krye të top listës së Mbretërisë së Bashkuar, me kryeveprën e tyre operistike, “Bohemian Rhapsody”. Kënga ka arritur të pozicionohet në vendin e parë edhe në Australi, Kanada, Holandë, etj. Ndërsa, sot “Bohemian Rhapsody”, mbetet kënga e tretë më e shitur e të gjitha kohërave në Mbretërinë e Bashkuar.
– Në po këtë datë, të vitit 2013, kënga “Swings Both Ways” e interpretuar nga Robbie Williams, po kryesonte tabelën e albumeve më të mira në Britani të Madhe. Ky ishte albumi i 11-të me radhë, nga Robbie Williams që kryesonte top listën britanike.
– Me 24 nëntor, të vitit 1983, u shpërbënë grupi irlandez, The Undertones. Vokalisti, Feargal Sharkey vazhdoi karrierën solo, duke arritur popullaritet të madh me këngën ‘A Good Heart’.