Si gjithmonë, të premten e fundit të muajit nëntor, blerësit kanë një mundësi të shkëlqyer për të kapur disa nga ofertat më të mira të vitit, për produkte të ndryshme ku shpenzohen shuma të larta të parave. E premtja e fundit e muajit nëntor apo siç njihet me termin ‘Black Friday’ (E Premtja e Zezë), është dita me përfitimet më të larta nga bizneset, në tërë globin.
E Premtja e Zezë, është një term i përdorur për të Premten, një ditë pas ‘ Ditës së Falënderimeve’, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të blerjeve të Krishtlindjeve
“Black Friday” daton nga viti 1960, kur policia atje ishte irrituar me bllokimin marramendës të trafikut, të shkaktuar nga blerësit një ditë pas “Ditës së Falënderimeve”. Që nga atëherë, njerëzit shfrytëzojnë pikërisht këtë ditë, për ti bërë blerjet më të rëndësishme që i kanë pasur plan gjatë gjithë vitit.
Edhe në vendin tonë, në këtë ditë bizneset kanë premtuar zbritje të mëdha për shumë nga produktet e tyre. Që nga pajisjet elektronike, veshmbathjet e deri te pajisjet shtëpiake dhe kozmetike, ju keni mundësi të zgjidhni një gamë të gjerë të ofertave. E njohur për të sjellë një kombinim të artit të blerjes dhe argëtimit, “Black Friday” pritet të jetë një sfidë e kënaqshme për ata që janë gati të dalin në rrugë për të kapur ofertat më të nxehta dhe për të shijuar atmosferën festive që shoqëron këtë ngjarje, mirëpo kjo ditë nuk është për ata që nuk i durojnë kolonat e gjata në trafik apo edhe në dyqane.