– Me 23 nëntor, të vitit 1970, këngëtari, kitaristi dhe njëherazi kantautori anglez, George Harrison publikoi solo këngën debutuese, të titulluar “My Sweet Lord”, këngë kjo e cila arriti të kryesonte top listat muzikore amerikane dhe ato britanike.
– Në këtë datë, të vitit 1974, albumi “It’s Only Rock’ N Roll” nga The Rolling Stones, po kryesonte top listën e albumeve më të mira në Amerikë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, albumi në fjalë ishte pozicionuar në vendin e dytë.
– Në këtë datë, të vitit 1991, këngëtari, kompozitori, balerini dhe filantropi amerikan njëherazi njohur edhe si “Mbreti i muzikës pop”, Michael Jackson publikoi këngën “Black or White” në bashkëpunim me kitaristin Slash. Kjo këngë, ishte e katërta me radhë e karrierës së Michael Jackson, që po kryesonte top listën britanike. Ndërsa kënga “Black or White”, ishte në pozitën e parë në top listën amerikane.