Gjatë ditëve në vijim, vendi ynë do të jetë mikpritëse e shumë ngjarjeve kulturore, ku Radio KFOR ju sjellë disa prej tyre:
– Nga dje (21.11.23) deri të dielën (26.11.2023), Ambasada Japoneze në Kosovë dhe Fondacioni japonez në vendin tonë, po e organizojnë Festivalin e filmit Japonez. Për gjashtë ditë rresht, do të organizohet një program i ngjeshur me filma nga regjisorët më të mëdhenj japonez. Të gjithë ata që janë të interesuar për ti parë filmat japonez, munden ti shohin çdo ditë, duke filluar nga ora 19:00, në Kino Armata. Hyrja do të jetë pa pagesë.
– Më 25 nëntor, do të organizohet Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë “Lyra Fest 2023”. Gjithsej 22 artistë të rinj, do të marrin pjesë në garën e këngës ku do të garojnë për çmimin e më të mirit. “Lyra Fest 2023” do të mbahet më 25 nëntor, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë.
– Në datën 27 nëntor, në Kino Armata, vjen filmi dokumentar “Bijtë e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu”, i producentit/regjisorit z. Vranin Gecaj. Ky film dokumentar, që zgjatë 30 minuta, ilustron historinë e madhërishme të kolonive shqiptare në Sicili, të Italisë. Ky film dokumentar fillon në orën 19:00.