– Me 22 nëntor, të vitit 1975, kënga e titulluar “That’s The Way (I Like It)”, e interpretuar nga grupi, KC & the Sunshine Band, arriti që të klasifikohet në vendin e parë në top listën muzikore amerikane ‘Billboard Hot 100’.
– Me 22 nëntor, të vitit 1965, këngëtari dhe kantautori amerikan, Bob Dylan u martua me Sara Lowndes, në një ceremoni sekrete. Martesa u realizua nën një pemë lisi, në Long Island, të New York-ut. Ata u ndanë me 1 mars, të vitit 1977.
– Në këtë datë, të vitit 1980, grupi ABBA, po kryesonte top listën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me “Super Trouper”. Albumi, që njëherit ishte i gjashti me radhë nga ABBA, pozicionohej i pari në Mbretërinë e Bashkuar dhe përmbante këngën hit ’The Winner Takes It All’. “Super Trouper” ishte gjithashtu albumi më i shitur i vitit 1980.