Data e sotme 21 nëntor, shënon ‘Ditën Botërore të Televizionit’. Kjo ditë, e njeh rolin jetik të medias së TV dhe rëndësinë në paraqitjen e çështjeve të ndryshme, që prekin njerëzit apo në përgjithësi jetën tonë.
Televizori i parë u shpik në vitin 1927, ndërsa shpikësi i tij ishte 21-vjeçari, Philo Taylor Farnsworth. Ideja e tij ishte të kapte imazhe në lëvizje, t’i transferonte ato në kod dhe më pas t’i zhvendoste imazhet përgjatë valëve të radios në pajisje të ndryshme. Ishte viti 1928, kur televizioni filloi transmetimin për herë të parë, ndërsa dhjetë vite më vonë, në vitin 1938 televizorët u bënë të qasshëm në treg, për të gjithë të interesuarit.
Ishte Organizata e Kombeve të Bashkuara, ajo e cila në vitin 1996, e shpalli 21 Nëntorin ‘Ditë Botërore të Televizionit’, në njohje të fuqisë së këtij mediumi në nivel global.