– Me 16 nëntor, të vitit 2014, këngëtari i rock bendit irlandez U2, Bono u përfshi në një aksident të rëndë me biçikletë. Këngëtari u dërgua me urgjencë në departamentin e urgjencës së Qendrës Mjekësore të Nju Jorkut, ku iu nënshtrua operacionit që zgjati 5 orë. Lëndimi i Bonos, e detyroi grupin U2 që të shtynte paraqitjen në emisionin televiziv “The Tonight Show with Jimmy Fallon”.
– Me 16 nëntor, të vitit 1974, këngëtari John Lennon po kryesonte top listën e këngëve më të mira, me hitin e tij ‘Whatever Gets You Through The Night’, në SHBA. Elton John, i cili luajti në piano për këngën në fjalë, bëri një marrëveshje me Lennon, që nëse kënga do të arrinte në pozitën e parë, Lennon do të duhej të shfaqej në skenë live me Elton John. Lennon mbajti premtimin dhe u shfaqë në skenë me John, ku ata interpretuan live së bashku tre këngët: “I Saw Her Standing There”, “Lucy in the Sky With Diamonds” dhe “Whatever Gets You Through the Night”.