– Me 15 nëntor, të vitit 1987, albumi ‘Brothers in Arms’, i bendi Dire Straits, është shitur në 3 milion kopje. Albumi fitues i çmimeve Grammy, Juno Awards dhe Brit Awards, më vonë u bë LP-ja e parë që është certifikuar 10 herë platinium në Mbretëri të Bashkuara dhe mbetet ndër albumet më të shitura në botën.
– Në këtë datë, të vitit 1966,rock bendi The Doors nënshkruan zyrtarisht kontratën me shtëpinë diskografike ‘Elektra Records’, për publikimin e shtatë albumeve të reja.
– Me 15 nëntor, të vitit 2016, në moshën 89 vjeçare, kishte vdekur pianisti, këngëtari dhe kantautori amerikan i muzikës jazz, Mose Allison. Ai u shqua për muzikën unike, e cila ndikoi tek shumë artistë të zhanreve blues dhe rock, duke përfshirë edhe tek yjet, si: Jimi Hendrix, Rolling Stones, Tom Waits, etj.