– Më 10 nëntor, të vitit 2000, këngëtarja Britney Spears, përmes avokatit të saj, kishte thënë në gjykatë se ka frikë nga babai i saj dhe nuk do të performojë më, nëse ai është personi që menaxhon karrierën e saj. Që nga viti 2008, Spears ka qenë nën kujdestarinë e të atit, i cili ka menaxhuar edhe me financat e këngëtares.
– Në këtë datë, të vitit 2008, rock bendi Coldplay, u shpallën grupi me albumet më të shitura nga ‘World Music Awards’, që u mbajt në Monako. Grupi po ashtu fitoi çmimin “Rock Act Of The Year”, për albumin e tyre ‘Viva La Vida’, duke u bërë albumi kryesues në top listat botërore të muzikës.
– Në këtë datë, të vitit 1990, reperi Vanilla Ice filloi qëndrimin 16 javor, në pozitën e parë në top listën muzikore amerikane ‘Billboard Hot 100’, me albumin e tyre ‘To The Extreme’.