Me 9 nëntor të çdo viti, bota feston “Ditën Botërore të Lirisë”. Kjo ngjarje vjetore shënohet për tu angazhuar më shumë rreth mbrojtjes dhe promovimit të lirisë, lirisë së shprehjes dhe të drejtave të njeriut, në të gjithë globin. “Dita Botërore e Lirisë” është krijuar në shënim e ditës së rënies së “Murit të Berlinit”, mur i cili u ngrit në vitin 1961 dhe filloi të shembet me 9 nëntor, të vitit 1990.
Liria është njëra nga të drejtat themelore të njeriut dhe “Dita Botërore e Lirisë” na kujton se kjo e drejtë është e domosdoshme për funksionimin e një shoqërie demokratike. Liria nënkupton, lirinë për të zgjedhur mënyrën e jetesës, lirinë për të zgjedhur besimin që ne duam, lirinë për të qenë në një marrëdhënie me personin që e duam, lirinë për të thënë mendimin tënd dhe shumë aspekte të tjera.
“Dita Botërore e Lirisë” ngrit ndërgjegjësimin për çështje të ndryshme që ende po ndodhin në të gjithë botën dhe për t’iu ofruar njerëzve që u mungon liria, ndihmë dhe informacione.