– Me datën 26 tetor, të vitit 1965, rock bendi The Beatles, u nderuan me medaljet ‘MBE’ (Anëtar të Perandorisë Britanike).
– Me datën 26 tetor, të vitit 2015, këngëtari Justin Bieber, fitoi 5 çmime në ceremoninë vjetore në MTV European Music Awards, duke përfshirë edhe çmimin e publikut.
– Në këtë datë, të vitit 1998, këngëtari/kantautori Eros Ramazzotti, dy ditë para ditëlindjes së tij të 35-të, publikoi albumin e tij të titulluar ‘Eros Live’, me 15 këngë të regjistruara gjatë koncerteve të tij mbarë botërore, përgjatë viteve 1997-98.