– Më 19 tetor, të vitit 1998, kompozitori dhe njëherit producenti anglez, George Martin u pensionua nga muzika.
– Më 19 tetor, të vitit 2012, në një ceremoni super sekrete në Itali, këngëtari Justin Timberlake u martua me aktoren, Jessica Biel.
– Në po këtë datë, të vitit 2001, tenori italian, Luciano Pavarotti u lirua nga akuza për evazion fiskal, në një gjyq në qytetin e tij të lindjes, në Modena, të Italisë. Ylli i operës, i cili u akuzua se i detyrohej qeverisë 18 milionë dollarë, për të ardhurat e fituara në vitet 1989-95, përballej me një dënim prej 18 muajsh burg.