“Pyetja më këmbëngulëse dhe urgjente e jetës është: Çfarë po bëni për të tjerët?”, kështu ka thënë Martin Luther King, emër i cili është sinonim i luftës për drejtësi dhe barazi racore. E në datën e sotme, 19 tetor, teksa shënojmë “Ditën Botërore të Veprimit Humanitar”, ne nderojmë të gjithë ata që kanë bërë për të tjerët, kanë vepruar e punuar, që bota jonë të jetë më paqësore. Kjo ditë është e rezervuar për të treguar vlerësim dhe respekt të veçantë për të gjithë, e veçanërisht për humanitarët që kanë humbur jetën e tyre, për të shpëtuar jetën e të tjerëve.
Humanistët në mbarë botën, meritojnë lavdërimin dhe mbështetjen tonë për shpëtimin e miliona jetëve dhe për gatishmërinë për t’u shërbyer me vetëmohim miliarda njerëzve. “Dita Botërore e Veprimit Humanitar”, shërben si nxitje që ndihma humanitare të jetë gjithmonë e qasshme dhe përmes saj, të kontribuojmë për një botë më miqësore.
Në “Ditën Botërore të Veprimit Humanitar”, njerëzit nga e mbarë bota inkurajohen t’u bashkohen organizatave humanitare, si UNICEF-it, Kryqit të Kuq dhe organizatave të tjera humanitare.