“Dita Ndërkombëtare për Reduktimin e Fatkeqësive” shënohet çdo vit më 13 tetor, për të forcuar krijimin e ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me rreziqet e ndryshme natyrore, që prekin shoqëritë dhe komunitetet në të gjithë botën.
Tema e cila këtë vit shënon këtë ditë, është ‘Trajtimi i lidhjeve midis fatkeqësive dhe pabarazisë’. Qasja e pabarabartë në shërbime, i lë më të cenuarit të ekspozuar ndaj rrezikut të fatkeqësive, ndërsa efektet e fatkeqësive përkeqësojnë pabarazitë dhe i shtyjnë më të rrezikuarit drejt varfërisë.
Reduktimi i rreziqeve nga fatkeqësitë, kërkon bashkëpunim ndërkombëtar në të gjitha nivelet, nga individët deri te organizatat ndërkombëtare, për të ndihmuar në parandalimin dhe zvogëlimin e humbjeve të jetëve dhe pasojave të këtyre rreziqeve.