– Me 22 shtator, të vitit 1991, këngëtari Bryan Adams, shënoi suksesin e tij më të madh, duke qëndruar për javë të tëra në pozitat e para të top listave muzikore botërore, me këngën e tij të titulluar ‘Everything I Do, I Do It For You’.
– Në këtë datë, të vitit 2011, kompania që krijon vetura ‘SEAT’, njoftoi se kishte bërë një hulumtim, se cila është kënga që dëgjohet më së shumti në veturat e tyre. Nga ky hulumtim u tregua se kënga ‘Bohemian Rhapsody’ nga bendi Queen, ishte kënga më e dëgjuar. Pas Queen, ishin këngët nga The Beatles, Coldplay, Rihanna dhe U2.