‘Dita Botërore pa Makina’, ka për synim sensibilizimin e njerëzve që të paktën për një ditë gjatë vitit, ti shmangemi makinave, të cilat lirojnë lëndë të dëmshme për organizmin tonë.
Kjo ditë botërore, do të shënohet edhe në kryeqytetin tonë, mirëpo do të organizohet edhe në 2000 qytete të tjera të botës. Dita pa makina, inkurajojë të gjithë përdoruesit e makinave që të shfrytëzojnë më shumë transportin publik dhe biçikletat.
Nga ora 10:00 deri në orën 15:00, rruga “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, do të jetë e mbyllur për qarkullimin e veturave. Gjatë kësaj periudhe, Komuna e Prishtinës sugjeron të gjithë që të marrin me qira, pa pagesë, njërën nga 160 biçikletat ose 60 trotinetët për qarkullim dhe të përshkojnë rrugën e mbyllur për qarkullimin e veturave, nga fillimi i saj e deri në fund.