– Sot, me 11 shtator feston ditëlindjen reperi dhe aktori amerikan Ludacris, i lindur në vitin 1977, në Illinois të SHBA-së. Emri i tij i vërtetë është Christofer Bridges dhe njëra ndër këngët më të suksesshme të tij, është ajo e vitit 2001, e titulluar ‘One Minute Man’, e interpretuar në bashkëpunim me Missy Elliott, e cila arriti të kryesoj top listat amerikane.
– Në këtë datë, të vitit 1993, këngëtarja Mariah Carey, qëndroi për tetë javë në top listat e këngëve më të mira në SHBA dhe në Britani, me këngën e saj ‘Dreamlover’.
– Me 11 shtator, të vitit 1967, kënga e Beatles ‘All you need is love’’, arriti një milion shitje.