– Me 8 shtator, të vitit 1990, Jon Bon Jovi kryesoi Billboard Hot 100, me këngën e tij debutuese solo, “Blaze of Glory”.
– Sot, feston ditëlindjen këngëtarja Pink. Emri i vërtetë i saj është Alicia Moore dhe ka lindur në vitin 1979. Kënga e saj e vitit 2001 ‘Get The Party Started’, mbante pozitat e para të këngëve më të mira në Amerikë dhe Angli. Pink është një nga artistet më të famshme në botë, me mbi 100 milion kopje të albumeve të shitura në gjithë botën.
– Në këtë datë, të vitit 1984, Stevie Wonder ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira në top listat muzikore në Angli, me këngën ‘I Just Called To Say I Love You’. Kjo këngë ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘The Woman In Red’.