– Me 7 shtator, të vitit 2016, dueti The Chainsmokers në bashkëpunim me Halsey, ishin në vendin e parë në top listat muzikore në SHBA, me këngën ‘Closer’.
– Në vitin 2001, Michael Jackson u ribashkua në skenën e Madison Square Garden me Jackson Five, për festimin e 30-vjetorit të tij në skenë, me ç’rast aty u shfaqën edhe Eminem, Whitney Houston, Gladys Knight, Britney Spears dhe Destiny’s Child.
– Me 7 shtator, të vitit 1996, reperi i famshëm Tupac Shakur, u qëllua pesë herë me armë në Las Vegas. Pas plagëve të marra, këngëtari ndërroi jetë pas gjashtë ditësh, në moshën 25 vjeçare. Albumi i tij i publikuar pas vdekjes së tij ‘The Don Killuminati: The 7 Day Theory’, u shit në mbi 600 mijë kopje, vetëm në javën e parë të publikimit. Tekstet nga ky album studiohen nga studentë të universiteteve prestigjioze, siç janë universiteti Harvard dhe Berkeley.
– Sot, feston ditëlindjen këngëtarja amerikane Gloria Gaynor, e lindur në vitin 1947, në New Jersey. Ajo triumfoi në muzikë, në vitet e 70-ta dhe njihet për hitin e saj ‘I Will Survive’.