– Sot, feston ditëlindjen këngëtari dhe njëherit aktori Joe Jonas, pjesëtar i grupit Jonas Brothers, i lindur në vitin 1989, në Arizona. Në vitin 2009, albumi i tyre ‘Lines, Vines and Trying Times’, ishte një nga albumet më të dëgjuara në Amerikë.
– Me 15 gusht, të vitit 1979, bendi Led Zeppelin lansuan albumin e tyre të tetë me radhë të titulluar ‘In Through The Out Door’. Albumi ishte lansuar derisa anëtari i bendit John Bonham, ishte ende gjallë.
– Në këtë datë, të vitit 1987, këngëtari Michael Jackson, ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli, me këngën ‘I Just Can’t Stop Loving You’, një duet i realizuar në bashkëpunim me Siedah Garrett. Kjo këngë ishte paraparë të këndohej fillimisht nga Michael Jackson dhe Whitney Houston.