– Në këtë datë, të vitit 1997, bendi i djelmoshave Backstreet Boys, lansuan albumin e tyre të dytë me radhë, të cilin e titulluan ‘Backstreet’s Back’, album ky me të cilin arritën majat e top listave botërore.
– Me 11 gusht, të vitit 2016, gjatë kohës si president i Amerikës, Barack Obama, publikoi listën e këngëve të cilat i dëgjon. Në këtë listë ishin këngët: ‘So Ambitious’, interpretuar nga Jay Z dhe Pharrell, ‘U Got the Look’ nga Prince, ‘Rock Steady’ nga Aretha Franklin, ‘Good Vibrations’ nga Beach Boys dhe disa këngë të tjera. Pas publikimit të kësaj liste, të gjitha këngët e përmendura aty, mblodhën me mijëra klikime në kanalin ‘YouTube’.
– Në këtë datë, të vitit 1999, bendi i famshëm Kiss, u bënë me yllin e tyre në bulevardin e famshëm të Hollywood-it ‘Wlak Of Fame’. Bendi përgjatë viteve kishte publikuar mbi 30 albume, ndërsa kishin shitur mbi 80 milion albume, në gjithë botën.