Çdo vit me datën 10 gusht, festohet ‘Dita Botërore e Luanit’, një ditë e posaçme për të nderuar ‘mbretin e kafshëve’. Luanët përfaqësojnë forcën, guximin dhe lidershipin në shumë kultura. Kjo ditë nxit ndërgjegjësim për rëndësinë e ruajtjes dhe shpëtimit të luanëve dhe habitatit të tyre.
Luanët janë në rrezik të zhdukjes dhe secili nga ne, e kemi përgjegjësi të mbrojmë këtë trashëgimi të natyrës. Duke shfaqur respekt dhe ndërgjegjësim për këtë kafshë të çmuar, ne sigurojmë që brezat e ardhshëm do të kenë mundësinë të admirojnë bukurinë dhe trashëgiminë e luanëve në botën tonë.
Gjatë kohës, luanët kanë qenë subjekt i mitologjive, historive dhe artit të njerëzimit. Ata janë shpallur si simbole të fuqisë mbresëlënëse dhe frymëzuese në shumë shoqëri. ‘Dita Botërore e Luanit’, na jep një mundësi që përmes edukimit dhe ndihmës së organizatave të natyrës, ne të ndikojmë në ruajtjen e tyre.