– Më 25 korrik, të vitit 1983, grupi Metallica, publikuan albumin e tyre “Kill ‘Em All”. Ky album konsiderohet si një album novator, për shkak të përmbajtjes dhe mikismit të zhanreve muzikore.
– Më 25 korrik, të vitit 1964, albumi i tretë i Beatles-ave ‘A Hard Day’s Night’, u rendit në krye të top listave në Mbretërinë e Bashkuar, për të qëndruar në këtë pozitë për 21 javë radhë.
– Më 25 korrik, të vitit 1970, dueti amerikan The Carpenters, filluan një garë katër javore, duke zënë vendin e parë, në tabelën e këngëve më të dëgjuara amerikane me ‘(They Long To Be) Close To You’. Kënga në fjalë, u shkrua në vitin 1963 nga Hal David dhe Burt Bacharach.