– Më 18 korrik, të vitit 1960, Brenda Lee arriti në vendin e parë në listën e këngëve më të dëgjuara amerikane, me këngën ‘I’m Sorry’, kurse në Mbretërinë e Bashkuar u rendit në vendin e 12-të.
– Më 18 korrik, të vitit 2014, Shakira bëhet personi i parë që grumbullon 100 milionë pëlqime në Facebook.
– Më 18 korrik, të vitit 2019, Ed Sheeran theu një tjetër rekord transmetimi, ku albumi i tij i titulluar “Nr. 6 Colaborations Project”, grumbulloi 69 milionë transmetime, në një muaj, në Spotify. Ky rekord i ri nuk ishte i pari për Ed Sheeran, sepse ai vendosi rekord edhe me albumin “Divide”, me 56 milionë transmetime në ditën e publikimit, ndërsa “Shape Of You” mori mbi 10 milionë transmetime në ditën e parë.